Richards këshillon Guardiola-n: Ja lojtari që duhet të marrë për të fituar Premier League

26 Janar 2021
17:56
Denis Hakanaj
back button

Manchester City duhet të marrë Diego Costa-n.

Ky është sugjerimi i ish-mbrojtësit të Qytetarëve, Micah Richards, për Pep Guardiola:

“Nëse do ta merrnin tani, do ta fitonin sigurisht Premier League. Costa është 32 vjeç dhe natyrisht nuk është një zgjidhje afatgjatë, por është një lojtar pa ekip dhe do të bënte punë deri në fund të sezonit”.

“Është një sulmues i madh, që do t’i ofronte një plan B shumë të mirë Guardiola-s dhe do të ishte një problem për çdo mbrojtje. Do të shënonte të paktën 10 gola”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit