“Rikthehemi vitin tjetër, gara e Australisë do të çelë sezonin e ri”

15 Tetor 2020
14:27
Telesport
back button

Organizatorët e garës së Çmimit të Madh të Australisë në Formula 1 kanë konfirmuar se vitin tjetër nuk do të ketë anullim të garës siç ndodhi këtë vit. Jo vetëm kaq, por Andrew Westacott shtoi se vitin tjetër, gara hapëse do të jetë pikërisht në pistën e Melburn.

Siç dihet, këtë vit, gara e Australisë u anullua pak orë para fillimit të provave zyrtare (të shtunën), pasi disa persona dolën pozitivë me Covid-19 (të premten). Kjo garë nuk u zhvillua dhe Australia hoqi dorë nga organizimi i saj në një moment të dytë, siç bënë mjaft pista.

Melburni do të jetë gara e hapjes së sezonit të ri të Formula 1, kur ai të nisë në mars. Nuk është në interesin tonë të përsëritet ajo që ndodhi këtë vit. Këtë vit kemi mësuar shumë gjëra dhe në rastin më të keq gara do të zhvillohet pa tifozë”, thanë organizatorët e garës së Australisë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit