Rikthehen të përjashtuarit, Kupa e Shqipërisë nis rrugëtimin me pikëpyetje

17 Shtator 2019
15:28
Eraldo Harlicaj
back button

Kupa e Shqipërisë ngre siparin e edicionit të 74-t me ndeshjet e nesërme. Të gjitha skuadrat do të zbresin në fushë prej orës 16:00, ndërsa janë të ndara në dy grupe: A dhe B. Fituesi i edicionit të fundit, Kukësi, do të nisë mbrojtjen e trofeut nga Peqini, aty ku do të ketë kundërshtar Shkumbinin. 

Tirana, skuadra më e titullar në Shqipëri me 16 trofe, do të luajë kunër Shënkollit, ndërsa kampionët e Partizanit dhe 15 herë fituesit e Kupës do të përballen me Vorën. 

Dinamo, ekipi i tretë më i titullar me 13 Kupa por shumë larg viteve të artë, do të duelojë kundër Erzenit. Ndeshja e parë në Shijak. Vllaznia e 6 Kupave përballet me Burrelin në një derbi verior. 

Interesant është dhe derbi ndërmjet Devollit e Skënderbeut, po ashtu rikthimi i Kamzës në sfidën ndaj Apolonisë. Pikëpyetje e madhe nëse do të luajnë kamzalinjtë, pasi ekipi është në ajër dhe situata e paqartë. 

Grupi A

Vora – KF Partizani

FK Terbuni – KF Teuta

KSSH Veleçiku – Flamurtari FC

Shenkolli – KF Tirana

Iliria – KS Kastrioti

KF Burreli – KF Vllaznia

KF Erzeni – FK Dinamo

KS Korabi – Besëlidhja

Grupi B

KF Shkumbini – FK Kukesi

KF Devolli – KF Skenderbeu

FK Elbasani – KF Laçi

KF Turbina – KS Luftëtari

FK Apolonia – FK Kamza

KF Pogradeci – KF Bylis

FK Egnatia – FC Besa

FC Lushnja – Oriku

Lajme të tjera

Lajmet e fundit