Rikthehet Anelka, aventura e re nis në kategorinë e katërt të Francës

15 Janar 2021
18:32
Denis Hakanaj
back button

Hyeres, klubi i vogël i National 2 (kategori e katërt e futbollit francez) ka një drejtor t ë ri sportiv: është ish-sulmuesi i kombëtares franceze Nicolas Anelka.

Pasi ka provuar të blejë Marseille në verë, Mourad Boudjellal (sipërmarrës francez, themelues i Soleil Productions) ka vendosur të blejë Hyeres Football Club, duke bërë premtimin që të bëjë të madh në harkun e pak viteve.

Një nga lëvizjet e para të sipërmarrësit ka qenë pikërisht punësimi i ish-sulmuesit.

Ish-lojtari i  Real Madrid dhe Juventus, i tërhequr nga futbolli në 2017-ën, do t’i bashkohet Boudjelall në aventurën e tij të dytë jashtë fushës.

Nuk është hera e parë, në fakt, që Anelka interesohet për pozicionin e drejtuesit: gjatë periudhës së tij te Shanghai Shenua, ai ka mbuluar rolin e trajnerit-lojtar, gjë që e ka bërë edhe te Mumbai City në 2015-ën.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit