Rikthehet Champions dhe Manchester City-Real, Guardiola del hapur: Do ta quaja dështim sikur…

5 Gusht 2020
15:20
Telesport
back button

Pep Guardiola ka vetëm një objektiv në mendje: Champions League. Spanjolli nuk e fiton trofeun prestigjoz për klube që kur drejtonte Barcelona dhe tashmë ka ardhur koha që të ngrihet sërish në majën e Europës, por me Manchester City.

Fillimisht, duhet kaluar pengesa Real Madrid dhe përfunduar puna e nisur në “Bernabeu” me atë fitore të bukur 2-1. Megjithatë, trajneri spanjoll e quan dështim nëse këtë edicion nuk fiton Champions!

Guardiola: "Se non vinco la Champions League avrò fallito ...

“Duhet të fitojmë Champions sepse nuk e di se çfarë do të përjetoja nëse do të verifikohej që të mos triumfoja sërish… Provova vitin e parë, të dytin, të tretin, të katërtin… vitet kur kam qenë këtu!”

“Nëse mund ta luaj, mund ta fitoj! Nëse nuk e fitoj do të kem dështuar, por rëndësi ka që provova. Ajo që kam fituar nuk më jep të drejtën morale që të di më shumë”.

Koulibaly-City. l'amico di Guardiola: "La trattativa può sbloccarsi"

“Në sport humbet më shumë sesa fiton. U përpoqa të ruaj qetësinë pas një suksesi, u përpoqa të mos flej keq natën pas një humbjeje dhe të filloj përsëri.”

ZIZU –  Përfundimi i kushtohet kundërshtarit tjetër, Zinedine Zidane. “Nëse ai ka bërë atë që ka bërë, duke fituar tre radhazi Champions League dhe duke hequr tre tituj të ligës nga Barcelona kur Barcelona ka dominuar në dhjetë vitet e fundit si askush tjetër në botë, tregon aftësinë e tij”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit