Rikthehet Djokovic, triumfon në Romë dhe korr suksesin e parë sezonal

15 Maj 2022
17:50
Telesport
back button

Tenisti serb Novak Djokovic fitoi sot turneun Masters të Romës (në fushat me dhè), pas triumfit 2-0 (6-0, 7-6) në finale ndaj grekut Stefanos Tsitsipas. Kjo është fitorja nr.1001 në karrierën si profesionist për Djokovic, që mbron edhe kreun e renditjes botërore ndaj një rivali të fortë si Tsitsipas (numri 4 në botë).

Ky është suksesi i parë sezonal për Djokovic, që këtë vit nuk kishte fituar asnjë turne, pasi ka luajtur shumë pak për shkak se është i pavaksinuar. Gjithsesi, pas shumë përpjekjesh, ai arrin të shkojë te fitorja, në një turne të rëndësishëm si ai i Romës, duke qenë kandidat edhe grand slam të Roland Garros.

Një ndeshje pa histori në setin e parë, ku Djokovic fitoi pa probleme 6-0, duke e dominuar sfidën. Në të dytin vjen reagimi i rivalit grek, që udhëheq deri në 5-2. Kur dukej se ndeshja do të shkonte në setin final vjen rikuperimi i Djokovic, që barazon 5-5 e fiton 7-6 në “tie break”. Kjo është hera e gjashtë që Djokovic fiton në Romë.

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit