Rikthehet “garda e vjetër” te Chelsea, Lampard merr mesazhin fantastik nga Drogba

4 Korrik 2019
16:22
Eraldo Harlicaj
back button

Chelsea ka rikthyer në drejtim të ekipit legjendën Frank Lampard. Ish-mesfushori i bluve merr timonin e londinezëve për t'i rikthyer sërish në majë të Premier Leagues. Mision i vështirë kur mendon se merkatoja e Chelseas do të jetë e bllokuar. 

Lampard ka marrë mbështetjen e një tjetër emri të rëndësishëm siç është ai i Dider Drogbasë. Ky i fundit ka uruar ish-shokun e tij të ekipit që merr vendin e lënë bosh nga Maurizio Sarri. 

Ai shkruan: "Paç fat, krenar që të shoh të rikthehesh në shtëpi, Frank Lampard". Tekniku i ri ende nuk ka vendosur për asistentët e tij, por nuk përjashtohet mundësia që të rikthejë "bandën e vjetër" në "Stamford Bridge". 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit