Rikthehet “instkti vrasës”, Morata i jep 3 pikët Atleticos në ndeshjen e nervave dhe penalltisë së humbur (VIDEO)

18 Gusht 2019
22:39
back button

Atletico Madrid dhe Alvaro Morata e nisin me këmbën e mbarë këtë sezon të ri në La Liga… . Bardhekuqtë të vënë përballë skuadrës së Getafe në ndeshjen e parë të vlefshme për sezonin 2019/20 të kampionatit spanjoll kanë kaluar në avantazh në minutën e 23’ dhe e kanë ruajtur deri në fund. 

Një shërbim fantastik i Trippier ka gjetur në zonën e Getafe sulmuesin Morata, i cili nuk gabon dhe me kokë dërgon topin në rrjetë, 1-0. Në fakt madrilenët kanë dominuar totalisht këto 30 minutat e para të sfidës, të shpërblyera me golin e spanjollit. Sakaq, pati edhe tension dhe dy ekipet mbetën me dhjetë lojtarë. Morarta humbi edhe penalltinë e 2-0, teksa ndeshja mbaroi me fitore minimale. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit