Rikthehet Kupa e Shqipërisë, sot përcaktohen gjysmëfinalistët

24 Qershor 2020
11:15
Alfred Lleshi
back button

Sot do të luhen çerekfinalet e kthimit të Kupës së Shqipërisë. Më konkretisht, prej orës 16:30, në katër stadiume të vendit do të nisë të rrokulliset topi, për të caktuar gjsymëfinalistët e këtij kompeticioni, që lakmohet nga palët, sepse vlen mbi të gjitha pjesëmarrjen në Kupat e Europës. Referuar “aktit” të parë të këtij raundi, duket se Tirana e ka mbyllur gjithçka me fitoren 5-1. Pra, sot shkon vetëm për “turizëm” në Lezhë. Pak a shumë në këtë linjë është edhe Kukësi, që e fitoi 2-1 sfidën e parë me fierakët, në fushën e këtyre të fundit. Duke qenë se titulli kampion është larg, Orges Shehi dhe të tijtë do të synojnë të mos dalin pa trofe sezonal, përmes Kupës së Shqipërisë.

Pra, verilindorët janë të përqendruar maksimalisht në këtë drejtim. Teuta duhet të shfrytëzojë faktorin-fushë, edhe pse luhet pa tifozë, por edhe situatën e nderë që po kalojnë kuqeblutë. Që me ardhjen e Hysen Dedjes në drejtim, Vllaznia nuk ka fituar dot. Barazimi 2-2, fiksuar në çerekfinalen e parë të “Loro Boriçi”, e lë kualifikimin të hapur, gjithsesi. Bylisi  fitoi minimalisht në “aktin” e parë me korçarët, por kaq nuk jep garanci të madhe për të shkuar në gjysmëfinale. Duhet kaluar me sukses sot edhe transferta juglindore, pra ndeshja e kthimit me Skënderbeun, për të përparuar më tej. Gjithçka duket e hapur edhe në këtë ballafaqim.

Kupa e Shqipërisë, çerekfinalet
Besëlidhja-Tirana  (1-5)
Teuta-Vllaznia  (2-2)

Skënderbeu-Bylis  (0-1)
Kukësi-Apolonia  (2-1)

Lajme të tjera

Lajmet e fundit