Rikthehet makthi për Haller: “Më duhet të operohem përsëri”

17 Nëntor 2022
15:45
Denis Hakanaj
back button

Sebastien Haller, sulmuesi i Borussia Dortmundit, po vazhdon luftën kundër tumorit që e goditi disa kohë më parë. Futbollisti ka bërë të ditur publikisht se duhet t’i nënshtrohet një operacioni të ri për të luftuar sëmundjen që e ka goditur në testikuj dhe po e mban larg fushës.

Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, ish-ylli i Ajax-it, i cili u pa gjatë ceremonisë së fundit të ndarjes së Topit të Artë, tha: “Siç ishte planifikuar që në fillim, pas kimioterapisë kishte disa mundësi për t’u shqyrtuar. Më duhet t’ju them se për mua lufta nuk mbaron këtu”, fjalët e para të Hallerit.

“Do të më duhet të bëj një operacion tjetër për t’i dhënë fund këtij tumori që më mban larg fushës. Dua t’ju falënderoj të gjithëve për mesazhet e mbështetjes dhe forcën që më jepni në këtë sprovë. Mezi pres të jem në gjendje ju takoj të gjithëve”.

Shpresa është që lojtari të zgjidhë njëherë e mirë problemet e tij shëndetësore dhe të fitojë këtë që është ndeshja më e rëndësishme e jetës së tij.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit