Rikthehet NBA: 88 ndeshje, më pas playoff-et. Spektakli fillon me derbin e Los Angeles-it

30 Korrik 2020
22:01
Denis Hakanaj
back button

Në natën mes së enjtes dhe së premtes me orën tonë do të kthehet kampionati i basketbollit më i ndjekur në botë, NBA, për të provuar të mbyllë një sezon të komplikua rtë ndërprerë 13 marsin e kaluar pas rasteve të para me coronavirus brenda skuadrave.

Do të jetë një fund sezoni i pazakontë, do të luhet brenda së ashtuquajturës “bubble” flluskë të krijuar brenda parkut DisneyWorld në Orlando që duhet të mbrojë të gjithë lojtarët nga infektime të mundshme.

KUSH MERR PJESË – Nuk do të jenë të gjitha skuadrat, por vetëm 22: 9 të parat e Konferencës së Lindjes (Milwaukee, Toronto, Boston, Miami, Indiana, Philadelphia, Brooklyn, Orlando dhe Washington) dhe 13 të parat të Konferencës së Perëndimit (Los Angeles Lakers, L.A. Clippers, Denver, Utah, Oklahoma City, Houston, Dallas, Memphis, Portland, New Orleans, Sacramento, San Antonio dhe Phoenix).

Tetë ekipet e mbetura (​Charlotte, Chicago, New York, Detroit, Atlanta, Cleveland, Minnesota dhe Golden State) sezoni ka mbaruar dhe do të shihen përsëri në momentin e Draftit.

88 NDESHJE DHE PLAYOFF – Janë 88 ndeshjet e sezonit të rregullt që është modifikuar. Do të fillohet këtë natë me sfidën mes

Utah Jazz dhe Milwaukee Bucks (ora 00:30) që do të pasohet nga derbi mes Lakers dhe Clippers (ora 03:00).

Të premten do të jetë radha e Portland, Boston dhe derbit teksan Houston-Dallas. Ndeshjet e sezonit të rregullt do të përfundojnë më 14 gusht, ndërsa15 dhe 16 janë lënë për ndeshjen e mundshme “play-in” mes vendit të tetë dhe të nëntë në renditjen e dy konferencave për të përcaktuar ekipet që do të kompletojnë tabelën e playoff-it që do të fillojnë më 17 gusht.

LEBRON VS LEONARD DHE GIANNIS – Favoritët për të fituar titullin mbeten dy skuadrat e Los Angeles, me Lakers-at e LeBron James dhe  Anthony Davies që duhet të përballen me Clippers dhe dyshen Leonard-George.

Një shkallë më poshtë janë Bucks-at e Giannis Antetokoumpo që, të paktën për këtë sezon duket se nuk ka rivalë në Konferencën e Lindjes dhe do ta ketë rrugën e hapur deri në finalen e madhe.

SURPRIZAT – Janë shumë skuadrat që mund të befasojnë, veçanërisht në Konferencën e Perëndimit ku mungesa e Golden State ka krijuar më  shumë se një shans për të arritur në finalen e konferencës.

Rockets-at e Harden, Portland me Lillard dhe një Carmelo shumë të motivuar, Denver me Jokic dhe Dallas me dyshen Doncic-Porzingis mund t’i prishin punë të gjithëve.

Topi le të hidhet në ajër, NBA është gati të rifillojë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit