Rikthehet NBA, dy supersfida çelin sezonin e ri sportiv

19 Tetor 2021
13:36
Telesport
back button

Pas 4 muajsh pushim, do të rinisë NBA, kampionati më i bukur i basketbollit në botë. Në orët e para të mëngjesit të së mërkurës do të luhen dy takimet e para të sezonit sportiv 2021-2022.

Sezoni i ri nis me dy supersfida, teksa në parket do të zbresin 4 nga ekipet pretendente për titull. Takimi i parë është ai mes kampionëve në fuqi të Milwaukee e Brooklyn (ora 01:30), që do të pasohet nga sfida mes Lakers dhe Golden State (ora 04:00).

Katër skuadra me ambicje këtë sezon dhe ku çdo rezultat është i mundshëm. Ndërsa mëngjesin e së enjtes do të luhen 11 ndehsje, duke bërë kështu që NBA të hyjë në rrjedhën e zakonshme.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit