Rikthehet ylli i Liverpool, Klopp e ka gati për Champions League!

23 Nëntor 2020
20:35
Telesport
back button

“Salah u testua negativisht me Covid-19, në orët e ardhshme do të kemi listën për ndeshjen e Champions League dhe me të vërtetë mendoj se ai do të jetë në dispozicion të mërkurën”.

Jurgen Klopp, i intervistuar nga Sky Sports pas fitores së djeshme me Leicester në Premier League, njoftoi rikuperimin e Mohamed Salah për ndeshjen shumë të rëndësishme të Ligës së Kampionëve të planifikuar të mërkurën me Atalanta.

Duke përjashtuar ndonjë surprizë të orës së fundit, sulmuesi egjiptian i Liverpool do të jetë kështu në fushë ndaj ekipit të Gasperinit.

Një lajm i mirë për “reds” duke qenë se Salah është tepër thelbësor për ekipin kampion të Anglisë, edhe pse Klopp ka arritur të bëjë një orkestër me shumë interpretues.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit