Rikthimi i bujshëm i Klitschko: Jam gati për revanshin e madh

14 Dhjetor 2018
16:31
Telesport
back button

Boksieri ukrainas Wladimir Klitschko po përgatit një rikthim të bujshëm në ring, 2 vjet pas tërheqjes së tij. Ish-kampioni i botës në peshën e rëndë po shënjestron njq revansh me kampionin aktia të këtij Divizioni, britanikun Anthony Joshua, duel që mund të zhvillohet më 13 prill, në “Wembley” të Londrës. Klitschko u tërhoq nga sporti një vit më parë, pas duelit epik ndaj Joshua dhe duket se ka dëshirë të provojë edhe një herë fati, për t’u rikthyer kampion bote në pshën 41-vjeçare.

Ai dëshiron të rikthehet në ring, është në formë dhe pasioni e dashuria që ka për sportin e boksit e ka karikuar. Më ka kontaktuar dhe më ka thënë se është gati të mposhtë këdo në këtë Divizion”, u shpreh Eddie Hearn, menaxheri dhe promotori i Joshua. Duket se Joshua kërkon të gjejë një rival të denjë për duelin e 13 prillit, duke qenë se dy sfidantët e tjerë të këtij Divizioni, Deontay Wilder dhe Tyrson Fury, po shkojnë drejt revanshin, pas barazimti në sfidën e parë. Dhe rikthimi i  një legjende si Klitschko në ring, duke lënë pas krahëve tërheqjen, do të ishte një sfidë e madhe për boksin.

Telesport është krenar që bashkëpunon me Krowd9, një aplikacion fantastik i futbollit për shqiptarët! Shkarkojeni > bit.ly/krowd9 për video me përmbledhje ndeshjesh, njoftime të menjëhershme për golat dhe të gjitha lajmet e Telesport! Krowd9 është i përdorshëm në shqip, italisht dhe anglisht.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit