RIKTHIMI I GJIGANTIT KUQEZI | Zlatan ndez motorët, ka një datë tashmë…

3 Shkurt 2023
16:42
Telesport
back button

Milani po kalon një nga momentet më të vështira të viteve të fundit. Në fakt, kuqezinjtë pësuan 18 gola pas pushimit të Kupës së Botës dhe rinisjes se sezonit, duke shkatërruar me duart e tyre objektivin e Scudettos, Superkupën e Italise dhe Kupën, teksa ne 7 ndeshjet e vitit 2023 vetem njera eshte fituar dhe me pas jane koleksinuar praktikisht 4 humbje dhe 2 barazime…

Ndryshe nga viti i kaluar, Pioli ka pasur gjithmonë të bëjë pa Zlatan Ibrahimovic, liderin e padiskutueshëm të dhomave të zhveshjes si dhe protagonistin e rilindjes së klubit. Tetë muaj pas dëmtimit të gjurit, legjenda suedeze e sheh rikthimin e tij në fushë gjithnjë e më afër.

Siç raporton Mediaset dhe vete klubi i Milanit, Zlatan Ibrahimovic sot ka zhvilluar pjesën e parë të stërvitjes në grup. Më pas, ai e përfundoi seancën e tij me programin e tij të zakonshëm të personalizuar.

Synimi i Stefano Piolit është që të ketë në dispozicion sulmuesin e tij për ndeshjen e së premtes së ardhshme kundër Torinos të Ivan Juric. Pa pengesa të mëtejshme, numri 11 i Milanit më në fund do të jetë në gjendje të kthehet në fushën e San Siros tetë muaj pas herës së fundit.

Nje mungese e gjate nga lideri i nje skuadre qe pikerisht rilindi dhe nisi nje cikel kur mberriti nga Amerika Zlatan dhe qe sot sherben edhe me shume brenda skuadres. Per ata, Ibra eshte ende “fari” ne momentet e veshtira dhe ai qe udheheq anijen ne brigjet me te qeta…

Lajme të tjera

Lajmet e fundit