Rikthimi i Lu-La dhe shumë fytyra të reja, ja si do të luante Inter-i sot

1 Korrik 2022
12:44
Denis Hakanaj
back button

Revolucioni tek Inter-i nis nga e kaluara ose më saktë nga një kthim i shumëpritur: Romelu Lukaku. Është belgu, në fakt, goditja e madhe e kësaj vere për zikaltrit.

Më pas është zëvendësi i Handanovic, Onana, i cili do të jetë më pas zëvendësuesi i tij, ndoshta edhe  gjatë sezoni. Në mbrojtje është akoma Skriniar, por shumë shpejt pritet të merret njëri mes Milenkovic dhe Bremer, duke parë se sllovaku ka shumë mundësi të transferohet te PSG.

Në mesfushë është marrë Mkhitaryan, por edhe Asllani, i cili konsiderohet si zëvendësi i  kroatit Marcelo Brozovic.

Në krahë do të merret shumë shpejt edhe Bellanova: lamtumira e Perisic i ka liruar vendin e titullarit Gosens, me Darmian që do të zhvendoset kështu në krahun e majtë.

Në sulm pritet të kuptohet se çfarë do të ndodhë me Dybala: në rast se argjentinasi do të vishet zikaltër, do të largohen dy mes Dzeko-s, Sanchez-it dhe Correa-s.

Formacioni i mundshëm i Inter-it për sezonin e ardhshëm:

INTER (3-5-2) – Handanovic (ONANA); Skriniar, De Vrij, Bastoni; Dumfries, Barella, Brozovic (ASLLANI), Calhanoglu (MKHITARYAN), Gosens; Martinez, LUKAKU.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit