Rikthimi i McGregor bëhet një telenovelë, trajneri i irlandezit zbulon te rejat e fundit

14 Nëntor 2023
11:59
Telesport
back button

Rikthimi në kafaz i Conor McGregor pranverën e ardhshme, ku synonte eventin jubilar UFC-300, duke i pamundur. Ish-kampioni i dyfishtë i botës nuk duelon që nga korriku 2021 dhe me shumë gjasa do të rikthehet verën e ardhshme.

Ai që jep një përditësim të situatës rreth irlandezit, 22 fitore e 6 humbje në kafaz, është trajneri i tij John Kavanagh. “Ne shpresonim për prillin. Kjo ishte shpresa, kjo është ajo që na thanë, por tani duket se është vera periudha më e afërt për Conor” tha Kavanagh për “The MMA Hour”.

A po e pengojnë për Javën Ndërkombëtare të Luftimit? Nuk e di vërtet. Ne po dëgjonim se rikthimi mund të ishte në prill, por tani është korriku. Nuk është fundi i botës. Janë disa muaj shtesë. Nuk është mirë, por ne po shijojmë stërvitjen për momentin. Le të vazhdojmë kështu”, tha Kavanagh,

McGregor, tashmë 35 vjeç, nuk ka konkurruar që kur theu këmbën e tij në një humbje me KO teknik ndaj Dustin Poirier në eventin UFC 264, në verën e vitit 2021. Muajt e fundit u përfol edhe për faktin se “the notorious” duhet të dalë negativ në dy teste radhazi antidoping të Usada (antidopingu amerikan).

Lajme të tjera

Lajmet e fundit