Rikthimi i McGregor në kafaz mbahet peng nga antidopingu, ja arsyeja

4 Tetor 2022
11:13
Telesport
back button

Conor McGregor nuk duelon në kafaz prej 14 muajsh dhe me shumë gjasa nuk do të rikthehet këtë vit. Irlandezi, ish-kampion i dyfishtë bote në artet marciale mikse, nuk mund të rikthehet në kafaz pa kryer të paktën dy teste antidopingu dhe të dyja të dalin negative në harkun kohor të 6 muajve.

Gjithsesi, sipas USADA (antidopingu amerikan), McGregor nuk është testuar prej një viti. Pra, rikthimi i tij duket ende larg. “Në rastin e rikthimit të një sportisti në kafaz, siç është rasti i McGregor, ata duhet të qëndrojnë në zonën e testimit për gjashtë muaj para se të lejohen të konkurrojnë”, shkruan USADA.

Ata mund të bëjnë ndonjë përjashtim, por duhet të dalin negativë në të paktën dy teste radhazi para se të rikthehen në aktivitet”, shkruan më tej antidopingu amerikan, që duket se shtyn për në pranverën e 2023-shit rikthimin e irlandezit në kafaz. Ai është ende në fazë rikuperimi pas operacionit në këmbë, një vit më parë.

Ndaj McGregor ka patur mjaft akuza nga kolegët e tij se ka përdorur steroide për të rikuperuar fizikisht, duke parë se ai është bërë shumë muskuloz dhe ka shtuar në peshë. Gjithsesi, irlandezi nuk është testuar prej muajsh dhe rikthimi i tij në eventet e UFC-së duket ende shumë larg. Të paktën për momentin.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit