Rikthimi i Wilder, ja 3 rivalët e mundshëm për ish-kampionin e botës

10 Janar 2022
11:10
Telesport
back button

Boksieri amerikan Deontay Wilder mund të rikthehet në ring gjatë verës apo në gjysmën e dytë të këtij viti. Lajmin e konfirmoi trajneri i tij Malik Scott, që tha se Wilder po rikuperon nga problemet fizike që pati pas duelit të fundit, atë të humbur ndaj Tyson Fury.

Scott tha se Wilder ka mundësi të duelojë me personazhe të njohura të peshës së rëndë, teksa përmendi edhe emra. “Deontay ka një zemër të madhe dhe ka dëshirë të rikthehet kampion. Kur sheh Divizionin e peshës së rëndë sheh se ka mjaft emra të njohur me të cilët ai nuk ka dueluar”, tha Scott.

Përpara nesh ka ende shumë duele të mëdha, si ato ndaj Andy Ruiz, Anthony Joshua apo Oleksandr Usyk. Këto janë emra e duele që duhen zhvilluar, ndaj ne do të jemi gati. Me Joshua dhe Uysk mund të duelojmë në Angli, ndërsa me Ruiz mund të duelojmë në Amerikë”, tha Malik Scott.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit