Rikthimi me gol, Sadiku: Penallti? Asnjë rëndësi për mua!

25 Nëntor 2019
18:23
Eraldo Harlicaj
back button

Sulmuesi i kombëtares shqiptare, Armando Sadiku, foli në lidhje me golin e shënuar në ndeshjen e Malagas së barazuar 3-3 kundër Elches. Elbasanasi dërgoi topin në rrjetë me anë të një penalltie dhe ndikoi në marrjen e një pike, por sërish skuadra e tij ndodhet në ujëra të turbullta.

Lojtari foli pas ndeshjes së barazuar me rezultatin 2-2. 

“Nuk ka rëndësi se si shënoj. Për mua si me penallti, si me aksion goli vlen njësoj. Për mua e rëndësishme është që me golat e mi të ndihmoj skuadrën. Nuk kishim fat në ndeshjen kundër Elches. 

“Ata dy herë na erdhën në portë dhe na shënuan dy gola. Ne duhet të reagojmë dhe të kthehemi te fitorja që në ndeshjen e radhës. Kam ardhur nga dëmtimi dhe dua të ndihmoj sa më shumë ekipin me golat e mi”, – tha Sadiku. Elbasanasi është i huazuar nga Levante te Malaga. 

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit