Rilindja prej bomberi e Andre Silva në Bundesliga, çfarë do të bëjë Milani?!

4 Qershor 2020
8:41
Alfred Lleshi
back button

Haaland, Lewandowski, Werner. Shënuesit e shkëlqyeshëm të kampionatit gjerman garojnë kundër njëri-tjetrit në këtë fazë të dytë të Bundesligës. Pavarësisht muajve në karantinë, praktikisht asgjë nuk ka ndryshuar për ta: përpara portierit kundështar, brenda dhe jashtë zonës, ata janë akoma shkatërrues. Me ta, megjithatë, është edhe një tjetër bomber në rritje të vazhdueshme: Andrè Silva.

Sulmuesi portugez, ende në pronësi të Milanit, është ndër finalizuesit më të mirë të Bundesligës në ndeshjet e fundit. Eintracht Frankfurt nuk e filloi shumë mirë rikthimin në fushë, duke marrë dy humbje, më pas duke rikuperuar ngadalë me një barazim dhe dy fitore. Të gjitha të nënshkruara nga Silva.

Kundër Werder Bremenit, Andrè Silva e çoi Eintracht drejt një fitore thelbësore, duke shënuar golin e tij të tretë radhazi dhe të katërtin në pesë ndeshjet e fundit. Duke treguar ato cilësi, që Milan i ka pritur gjithmonë prej tij. 8 gola në 20 ndeshje gjermane për Andrè Silva, i cili ka arritur “të lulëzojë” në pranverë. Autor i një starti të shkëlqyeshëm, siç bëri te Seville, ish-lojtari i Porto kishte hyrë në një spirale paraqitjesh zhgënjyese dhe zgjedhjeve teknike, që shpesh e kanë parë në pankinë.

Tani Eintracht është duke shijuar golat e tij, duke menduar për të ardhmen. Është planifikuar blerja e lojtarit, me Rebic, i cili para ndalesës së koronavirusit, kishte filluar të bëhej protagonist në Milano, duke parë sesi homologu i tij Andrè Silva dëshiron të qëndrojë në Gjermani. Sulmuesi i datëlindjes 1995 nuk e ka fshehur kurrë këtë: “Këtu ndjehem i trajtuar mirë, kam shumë arsye, ndaj dua të qëndroj”. Duket se ka gjetur vetveten në Bundesliga, duke luftuar seriozisht për vendet e para në renditjen golashënuesve.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit