Rimëkëmbja e Newcastle do të fillojë në janar, shtypi anglez zbulon 4 super blerjet e mundshme

8 Tetor 2021
15:33
Denis Hakanaj
back button

Newcastle është gati të ndezë merkaton e dimrit dhe të kthehet në majat e futbollit anglez pas disa viteve të vështira.

Sipas The Sun, pronarët e rinj mund të vendosin të realizojnë menjëherë disa goditje të mëdha.

E përditshmja angleze ka shkruar se emrat e vënë në shënjestër nga bardhezinjtë janë Gareth Bale, Philippe Coutinho, Edinson Cavani dhe Keylor Navas.

Tifozët ëndërrojnë, por renditja nuk është shumë e mirë dhe nga ky  moment e deri në janar duhet të vijë kthesa, për t’u përqendruar më pas te përforcimet.

Ndoshta më një trajner si Antonio Conte.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit