Rinis çështja “Salah”, Egjipti refuzon kërkesën e Liverpool-it!

4 Mars 2024
21:15
Telesport
back button

Për ekipin kombëtar të futbollit të Egjiptit duket e pamundur të mendohet të mund të dalë në fushë pa Mohamed Salah, megjithatë në planet dhe idetë e Liverpool – ekipi i klubit për të cilin ai është federuar dhe paguhet – në këtë pushim gjërat duhet të kishin shkuar pak ndryshe…

Siç mësojmë nga Daily Express, në fakt, Liverpool i ka kërkuar Federatës së Futbollit të Egjiptit që të mbajë Salah jashtë listës së lojtarëve të thirrur për ndeshjen miqësore kundër Zelandës së Re më 22 mars.

Kërkesa u refuzua, Salah do të thirret siç duhet! Nje fakt ky qe ka acaruar jo pak drejtuesit e Reds duke qene se Salah erdhi i demtuar ne Europe pas aventures ne Kupen e Afrikes me Egjiptin.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit