Rinisja e sezonit dhe titulli, Egbo paralajmëron lojtarët e tij!

2 Qershor 2020
18:09
Telesport
back button

“Po presim vendimin e Federatës. i janë bërë teste të gjithë ekipit të Bylisit, më pas do të shikojmë si do të veprojmë. Kështu që presim deri në momentin e daljen e rezultateve. Edhe lojtarët do të kenë pak frikë. Mund të jetë takuar me të gjithë, duhet kontroll që mos përhapet. Këtë frikë kishim të gjithë, se çfarë do të ndodhë në qoftë se infektohet një lojtar”. Emanuel Egbo, trajneri i Tiranës, e ka komentuar kështu lajmin e rastit pozitiv me Covid-19 te Bylis, kur Eridon Qardaku rezultoi i infektuar në tamponin e parë.

Bardheblutë do të udhëtojnë në Ballsh, teksa presin ditën e mërkurë në mëngjes një përgjigje edhe nga FSHF. Sakaq, Egbo ende nuk e ka ndarë formacionin, por paralajmëron të tijtë se gara për titull nuk ka mbaruar ende…

“Lojtarët janë të vetëdijshëm që akoma janë edhe 30 pikë në lojë dhe ka 10 ndeshje. Zoti do të na udhëheqë, ne do të jemi mbrapa tij. Në momentin që do të sigurojmë matematikisht titullin atëherë do të themi se Tirana ka dalë kampionë. Për deri sa janë 30 pikë në lojë, do të luftojmë deri në fund. Çdo ndeshje për ne do të jetë si një finale. Ju kam thënë çunave dhe ata e dinë, që duhet të jemi me këmbë në tokë”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit