Rinovim apo largim? Goretzka i zyrtarizon vendimin final Bayernit

16 Shtator 2021
10:05
Alfred Lleshi
back button

Leon Goretzka iu ka dhënë fund spekulimeve që e lidhnin atë me një transferim larg Bayern Munich, duke nënshkruar kontratë të re në “Allianz Arena” deri në vitin 2026. Mesfushori gjerman u lidh rregullisht me një lëvizje gjatë verës, me Manchester United në sfond. Sidoqoftë, Goretzka ka nënshkruar për rinovimin e kushteve me Bayernin.

Pasi janë saktësuar edhe detajet më të vogla, futbollisti ka nënshkruar marrëveshje të re që pritet të jetë me vlerë midis 12 milionë € dhe 15 milionë € në vit. Bayerni ka qenë gjithmonë i sigurt në lidhje me bisedimet me Goretzka. Presidenti i klubit, Herbert Hainer, tha kur u pyet për diskutimet kohët e fundit: “Lojtarët e dinë se çfarë kanë te Bayerni, ata paguhen shumë mirë këtu, mund të fitojnë tituj me ne tani dhe në të ardhmen”.

Trajneri i Bayernit, Julian Nagelsmann tha kur u pyet për Goretzka: “Sigurisht që kam folur për planet e mia me të. I kam thënë se do të isha i lumtur nëse e zgjat kontratën, kam besim se kjo do të ndodhë”.

Vetë Goretzka i tha faqes zyrtare të klubit: “Me Bayernin kemi fituar gjithçka që duhet fituar në tri vitet e fundit, por është edhe më bukur sesa të fitosh një titull për të konfirmuar dhe përsëritur këto suksese.

Ekipi, klubi dhe mjedisi nuk janë vetëm shumë profesionistë, por edhe të njohur. Kjo përzierje është një nga garantuesit e suksesit në këtë klub. Unë jam shumë i lumtur që kam qenë në gjendje të zgjas kontratën time deri në vitin 2026”.

Goretzka iu bashkua Bayernit nga Schalke në vitin 2018 dhe ka fituar titullin e Bundesligës tri herë, “DFB-Pokal” dy herë, Superkupën e Gjermanisë tri herë dhe Ligën e Kampionëve më 2020, si dhe Superkupën e Europës dhe Botërorin për Klube. Ai ka shënuar 25 gola në 118 ndeshje konkurruese për bavarezët dhe ka bërë 38 paraqitje për Gjermaninë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit