Rinovimet e Barella dhe Lautaro janë siguria absolute, Oaktree e ka seriozisht dhe nuk tërhiqet

16 Nëntor 2024
8:05
Alfred Lleshi
back button

A i ka dhënë Oaktree soliditet të ri Interit? Përgjigja është po. Mund ta lexojmë këtë përgjigje në bilance, ku mund të shohim se fondi amerikan ka blerë një pjesë të obligacionit që do t’i duhet të shlyejë deri në vitin 2027, shpreson ta bëjë këtë përsëri në muajt në vijim, por realiteti mund të shihet më mirë nga çështjet e terrenit.

Nëse është e vërtetë që nuk ka pasur shpenzime të mëdha nga pikëpamja futbollistike, me një skuadër tashmë shumë konkurruese me ardhjet e Taremit dhe Zielinskit, plus investimet për Martinez dhe Palacio, nga ana tjetër kishte disa çështje në tavolinë. Rinovimi i Bisseck është vetëm maja e ajsbergut të zgjerimeve të marrëveshjeve të ndryshme, të firmosura nga kompania amerikane.

Në veçanti, dy janë testi i lakmusit të asaj që Oaktree dëshiron të bëjë: Lautaro Martinez dhe Barella. Me kalimin e muajve të dy pritën të kuptonin cila do të ishte situata pas Zhang, por pasi morën siguri për projektin dhe synimin për të investuar, të dy gjetën marrëveshje, të kënaqshme për të gjitha palët.

Kontratat e reja me menaxhmentin amerikan:

Simone Inzaghi – 6.5 milionë euro në vit deri më 2026, 17 milionë kosto totale bruto

Lautaro Martinez – 9 milionë euro në vit deri më 2029, kosto totale bruto prej 83.5 milionë

Nicolò Barella – 6.5 milionë euro në vit deri më 2029, kosto totale bruto prej 42.5 milionë

Kristjan Asllani – 1.5 milionë euro në vit deri më 2028, 10.8 milionë kosto totale bruto

Yann Bisseck – 1.5 milion euro në vit deri më 2029, 9 milionë kosto totale bruto

Denzel Dumfries – 4 milion euro në vit deri më 2028, kosto totale bruto prej 20.8 milionë

Totali bruto: 183.6 milionë euro

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit