Rinovimi i Leaos mbetet një enigmë, Maldini i hutuar: Nuk ishte e mundur të bëhej…

18 Nëntor 2022
14:09
Alfred Lleshi
back button

Paolo Maldini u vlerësua në “Globe Soccer Awards” si drejtori më i mirë sportiv i vitit, së bashku me Frederic Massara, ‘alter egon’ e tij te kuqezinjtë, me të cilët festoi titullin e fundit. Një titull shumë i rëndësishëm që dëshmon cilësinë e vënë në dispozicion të Milanit me të cilin ka nënshkruar një marrëveshje të re të gjatë në margjinat e ndryshimit të pronësisë mes Elliott dhe RedBird.

Një mundësi për të folur padyshim për temën e tij kyçe, merkaton, kontratat dhe rinovimet me një emër mbi të gjitha, atë të Rafael Leaos, portugezit të mrekullive që të gjithë do ta donin. Një pritje e gjatë që duhej të përfundonte në një datë të saktë, 20 nëntor 2022, por që do të vazhdojë të paktën edhe një muaj, deri në përfundimin e Kupës së Botës dhe, me shumë gjasa, edhe më pas me pushimin e Krishtlindjeve.

Gjithçka sepse lojtari nuk është takuar kurrë në mënyrë vendimtare me drejtuesit e kuqezinjve për të gjetur një marrëveshje për rinovim. Nuk dihet arsyeja, por një ngërç e bën të vështirë deshifrimin e situatës. Vetë Maldini i është rikthyer shpesh temës, pa gjetur zgjidhje.

Hera e fundit ishte pikërisht me rastin e ceremonisë së ndarjes së çmimeve në “Globe Soccer Awards”, ku mes temave të shumta të trajtuara, u ndal edhe te kontrata me Leaon: “Në rastin e Leaos, ideja ishte mbyllja e rinovimit para Kupës së Botës, por nuk ka qenë e mundur…”

Një fjali e qartë që nënkupton dhe konfirmon gatishmërinë e Milanit për të gjetur një marrëveshje sa më shpejt të jetë e mundur, e cila ende nuk ekziston. Arsyeja kryesore duket se është problemi ekonomik dhe padia e Sportingut, që i kërkon lojtarit një dëmshpërblim miliona dollarësh. Sigurisht, në prapaskenë vijojnë t’i tërheqin fijet edhe disa top-klube, që janë gati ta mbulojnë me ar portugezin.

Midis tyre, në krye qëndron Chelsea, i cili tentoi edhe në verë, por më pas dështoi. Kontrata e Leao skadon në verën e vitit 2024.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit