Mesfushorti spanjoll Rodri është një nga futbollistët e paprekshëm të trajnerit Pep Guardiola te skuadra e Manchester City. Së fundi, trajneri spanjoll rinovoi edhe me dy sezone të tjera kontratën me “citizens” dhe nga Katari, ku ndodhet i grumbulluar me kombëtaren, rodri bën shaka me trajnerin e tij te City.
“Guardiola mbetet një trajner i vështirë për të punuar krahasuar me Luis Enrique, është shumë kërkues e këmbëngulës. Tani që rinovoi me City më duhet ta duroj edhe për dy sezone të tjera. Gjithsesi, është një lajm i mirë për ne që kemi srëish atë si trajner dhe jam i lumtur për Pep, pasi e meriton”, tha Rodri.
“Te City kemi një projekt fitues, shumë premtues dhe është një gjë e mirë që Guardiola do të jetë aty për ta drejtuar atë. City është vendi i duhur për të. mendoj se ky do të jetë një sezon i mirë për të gjithë”, u shpreh Rodri.