Rio Ferdinand, i ashpër me Mourinho: Nuk është më i aftë të jetë trajner në Europë

15 Gusht 2024
9:00
Alfred Lleshi
back button

José Mourinho “braktisi” objektivin e tij për t’u kualifikuar në Champions League me Fenerbahce. Barazimi i kthimit 1-1 ndaj Lille ishte fatal, duke mos kaluar dot në raundin tjetër (e kishte humbur ndeshjen e parë 2-1).

Në fund të ndeshjes, ish-trajneri i Romës dhe Interit sulmoi gjyqtarin, fajtor për akordimin e një penalltie, e cila më pas u kthye në gol nga Jonathan David. Një moment vendimtar në llogaritjen përfundimtare të ndeshjes.

“Një ekip meritonte të fitonte dhe tjetri kaloi përpara, – ishin fjalët e portugezit pas ndeshjes. – Ne goditëm dy shtylla dhe patëm shumë mundësi. Vetëm arbitri dhe VAR-i e dinë pse e dhanë atë penallti. Në Ligën e Europës mund të bëjmë mirë, por nëse… Nuk do të them asgjë tjetër, përndryshe mund të kem probleme me plotësimin e fjalisë. Shikoni sërish finalen Roma-Seville”.

Fjalët që nuk i shkuan mirë ish-qendërmbrojtësit të Manchester United dhe kombëtares së Anglisë, Rio Ferdinand, i cili duke folur për BBC deklaroi: “Kundër Lille pamë arsyen pse Mourinho nuk është më në nivelin e duhur për të trajnuar një ekip në Europë. Ai duhet të fokusohet te futbolli i luajtur, në vend që të merret me arbitrat. Ndeshjet fitohen në fushë”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit