Risitë në futbollin shqiptar; ekip femrash me detyrim dhe dy kampionate të reja kombëtare

11 Maj 2020
12:31
Alfred Lleshi
back button

Kreu i futbollit shqiptar, Armand Duka, ka zbuluar në asamblenë e zakonshme, që po zhvillohet sot online, garat e reja kombëtare, që do t’iu shtohen aktualeve në vendin tonë. Kështu, çdo klub I Superiores do të ketë edhe ekipin e vet të femrave, me detyrim, pas dy vitesh, si dhe do të luhen kampionatet kombëtare të U-13 dhe U-21:

“Një nga prioritetet tona është futbolli i femrave, ai i moshave dhe i licencimeve të terreneve. Futbolli i femrave duhet zhvilluar nga klubet. Çdo klub i Superiores, pas dy vitesh duhet ta ketë një ekip të tillë. Do të ndihmojmë edhe ne me bazë materiale dhe paga. Në vazhdim do ketë edhe kampionat U-13, si dhe U-21. Këmbëngulim te licencimi, kriteret kanë ndryshuar për të gjitha klubet. Licencimi për Superioren do jetë si për në Kupat e Europës.
Do të ngrihet një task-forcë për të kontrolluar të gjitha anëtarët. Kam edhe një mesazh: Ruajeni lojën, ruajeni shtëpinë tonë të futbollit! Ju ftoj ta zgjidhim gjithçka bashkë. Denigrimi për arsye personale vetëm na dëmton. Po flas për një trajner që nuk i kishte shkuar paga, që tha turp e të tjera. Mund të ketë edhe gabime. Duhet folur më parë me institucionin. Më 6 qershor është 90-vjetori i këtij institucioni dhe uroj ta festojmë duke luajtur futboll në fushë”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit