Ritakim pas një viti, Quique Setien ngacmon Gattuson me këto fjalë!

24 Shkurt 2020
19:37
back button

Quique Setien dhe Genaro Gattuso ritakohen pas gati një viti dhe kjo gjë ndodh përsëri në Europë. Sezonin e shkuar, dy trajnerët drejtonin respektivisht Betisin dhe Milanin dhe në fund, fitues doli Setien.

Tashmë, ekipet janë ndryshuar dhe përballë janë Barcelona dhe Napoli dhe nuk bëhet fjalë për Europa League, por për Champions League. Lidhur me ritakimin e dy trajnerëve, Gattuso u shpreh me shumë fjalë të mira për Setien, ndërsa ky i fundit përveç fjalëve të mira, shtoi edhe një ngacmim për italianin.

“I kam dëgjuar fjalët e Gattusos dhe ndihem shumë i përulur dhe krenar për ato që ka thënë ai, pasi ka qenë një lojtar i madh dhe trajner shumë i mirë. Kam një kujtim të bukur kur luajtëm me Betisin në Milano. I kërkoj falje Gattusos, por shpresoj që në fund gjithçka të mbyllet ashtu si vitin e shkuar (qesh). E falënderoj shumë për fjalët e mira”, përfundon Setien.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit