Rivaldo këshillon yllin e Premier League: Duhet të shkojë te Liverpool-i

24 Tetor 2021
9:47
Denis Hakanaj

Legjenda e Brazilit, Rivaldo, ka këshilluar Rapinha-n e Leeds-it që të transferohet te Liverpool.

Të Kuqtë janë interesuar për 24-vjeçarin gjatë merkatos së verës, pas paraqitjes shumë të mirë të sulmuesit të krahut në sezonin e tij debutues në kampionatin anglez.

“Raphina ka luajtur shumë mirë në debutimin e tij me Brazilin, por ai po shkëlqente më parë në Premier me Leeds-in dhe ka zëra për një interes nga Liverpool-i”, ka thënë ish-y lli i Barçës për Betfair.

“Nëse ata do ta kërkojnë, ai mund të luajë rregullisht në formacionin titullar, por do të ishte një hap i madh në karrierën e tij.

“Do ta lejonte të luante për trofe dhe të luante në Champions League që do të ishte vendimtare për grumbullimet me Brazilin. Ai i ka cilësitë për të luajtur te një klub i madh. Po bën paraqitje të shkëlqyera dhe një lojtar do gjithmonë sfida të reja dhe më të vështira, kështu që ai do të përfitonte nga kjo transfertë”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit