Rivaldo, kundër Zidane: Po bën një gabim të madh

16 Janar 2021
14:28
Denis Hakanaj
back button

Rivaldo nuk i ka kursyer kritikat ndaj Real Madrid dhe Zinedine Zidane për mënyrën si po menaxhon të rinjtë e Los Blancos.

“E kam thënë gjithmonë se çelësi për menaxhimin e talenteve të rinj është të mos vihen nën presion dhe mendoj se Koeman po bën një punë të mirë, duke ia lënë detyrën Busquets, Messi dhe Jordi Alba”.

“Meriton respekt për punën që po bën. Zidane po bën të kundërtën”, ka thënë legjenda e futbollit brazilian për Betfair.

“Në fillim i aktivizonte me rregullsi Valverde, Rodrygo ose Vinicius. Kam lexuar se Vinicius mund të jetë ndëshkuar sepse duket se ka përdorur celularin gjatë një fjalimi në dhomat e zhveshjes”.

“Disa situata nuk duhet të zgjidhen në këtë mënyrë, duke lënë një lojtar jashtë, sepse kështu dëmton skuadrën tënde. Zakonisht, kjo zgjidhet me një gjobë”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit