Rivalët e Chelsea-t duan Brojën, londinezët e lëshojnë vetëm me një kusht

15 Gusht 2022
14:56
Denis Hakanaj
back button

Vazhdon presingu i Everton-it për Armando Brojën, sulmuesi i talentuar shqiptar në pronësi të skuadrës së Chelsea-t.

Megjithatë, negociatat kanë ngecur sepse, siç ka bërë të ditur CBS, Blues janë të gatshëm ta lënë të largohet lojtarin vetëm në huazim sepse nuk duan ta humbasin për të ardhmen.

I riu i Chelseat është vetëm 20 vjeç, por ka luajtur mirë në huazim te Southampton sezonin e kaluar, duke shënuar 9 gola me 1 asist në 38 paraqitje për Saints.

Sidoqoftë, vlen të përmendet se shumica e atyre golave erdhën vetëm kur ai ishte në një formacion me dy sulmues me skuadrën e Ralph Hassenhuttl që kërcen midis 4-4-2 dhe 3-4-3/3-5-2 gjatë gjithë sezonit.

Chelsea duket se nuk dëshiron ta shesë sulmuesin këtë verë, pavarësisht interesimit nga shumë klube, përfshirë Everton. Newcastle dhe Southampton janë ndër skuadrat që janë të interesuara për lojtarin, por ai ka marrë edhe siguri nga Thomas Tuchel se do të ketë kohë të rregullt për të luajtur këtë sezon me largimin e Romelu Lukaku dhe Timo Werner.

Everton sigurisht që do të ishte i gatshëm për një marrëveshje huazimi për lojtarin, por me vetëm një vend huazimi në dispozicion, Toffees do të duhet të vendosin nëse do t’i besojnë Brojës, apo të ndjekin ndonjë nga Michy Batshuayi, Ross Barkley, Conor Gallagher dhe Billy Gilmour në vend të shqiptarit.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit