Rivali belg dhe dy lojtarë të Real Madridit frymëzojnë Paul Pogba

19 Janar 2019
14:06
back button

Paul Pogba është ringjallur me ardhjen e Ole Gunnar Solskjaer në stolin e Manchester United. Deri në ardhjen e norvegjezit, jeta e përditshme e mesfushorit francez ishte e vështirë për shkak të marrëdhënies së keqe me Jose Mourinhon.

Kampioni i botës me Francën po e shihte të ardhmen e tij larg nga “Old Trafford”, por Solskjaer i ka ndryshuar mendjen. Tani Pogba flet më shumë për futbollin në intervistat e tij dhe nuk ka hezituar të tregojë lojtarët që e frymëzojnë atë. Dhe në mesin e tyre janë dy madrilenë. "Kevin de Bruyne, Modric, Toni Kroos janë lojtarët aktivë që përpiqem të mësoj prej tyre dhe i dua. Është gjithmonë mirë për mua", tha ai në një intervistë me Astro Sport.

Pogba thotë se kur ishte më i ri ai shikonte sulmuesit, por tani ai përpiqet të mësojë nga ata që luajnë ose që kanë luajtur në pozicionin e tij. Nga ata që kanë qenë më gjatë në nivelin më të lartë, francezi  thekson Yaya Toure, Xavi, Iniesta, Paul Scholes, Michael Carrick. "E dashuroj të shoh këto lojtarë dhe përpiqem të bëj Pogban më të mirë."

"E dua futbollin, më pëlqen të shoh lojtarë futbolli edhe pse ndoshta njerëzit janë të befasuar, kur isha më i vogël i admiroja sulmuesit, por tani jam një mesfushor dhe admiroj ata që luajnë në pozicionin tim", shtoi francezi.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit