Rivali i përjetshëm kërcënon Khabib: Një ditë do të shihemi në kafaz

16 Tetor 2020
12:27
Telesport
back button

Edhe pse dueli mes tyre është planifikuar 5 herë nga UFC por asnjëherë nuk është zhvilluar, sërish Tony Ferguson mendon se një ditë do të përballet me Khabib Nurmagomedov. Ky i fundit do të mbrojë titullin kampion të peshës së lehtë pas disa ditësh në eventin UFC-254, ku do të përballet me Justin Gaethje.

Do të shihemi sërish një ditë kokëfortë. Nuk mund të më largohesh përgjithnjë. E vetmja arsye se përse ndihesh keq është sepse je sjellë dhe ke bërë keq. Një ditë do të të pushtoj pulë”, shkruan ndër të tjera Tony Ferguson, që nuk heq dorë nga kjo sfidë e mallkuar mes tij dhe Khabib Nurmagomedov.

Edhe presidenti i UFC-së,  Dana White u shpreh optimist se në të ardhmen mund ta organizojë këtë përballje, që gjithnjë ka dështuar për arsye të ndryshme.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit