“Rivaliteti Messi-CR7?”, Boateng: Ja çfarë pyetje më bëri kur Ronaldo ishte tek Juventus

3 Tetor 2023
17:21
Denis Hakanaj
back button

Pasi është tërhequr nga futbolli, Kevin-Prince Boateng ka folur në podcast-in Vibe ëith Five, duke rrëfyer një anekdotë interesante që ka lidhje me Lionel Messi-n dhe Cristiano Ronaldo-n.

Duke e nisur nga koha kur luanin bashkë te Barcelona, Boateng ka thënë:

“Ishte kapiteni, por nuk fliste, me përjashtim të një personi në dhomat e zhveshjes. Më pas fliste në fushë… Një herë në dysh më pyeti nëse ishte e vështirë të shënoje në Itali.

“Më pyeti sepse në atë moment ishte Cristiano Ronaldo dhe donte të dinte nëse do të kishte shënuar shumë gola në Serinë A. Unë iu përgjigja se ai mund të shënonte kudo…

“Mund ta perceptoje rivalitetin mes të dyve, përveç respektit të madh. Gjithsesi, Messi-t i thashë se në Itali ishte më e vështirë të shënoje sepse atje është më e rëndësishme të mos pësosh gola.

“Dhe njerëzit harrojnë shumë shpejt: CR7 kritikohej, por shënonte në çdo ndeshje me Juventus-in…”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit