River-Boca, një super finale fitimprurëse për… Madridin 

8 Dhjetor 2018
19:16
Denis Hakanaj
back button

Ora për të parë finalen e Copa Libertadores po afron dhe në Madrid janë duke punuar jashtë orarit për t’u siguruar se gjithçka është gati për të mirëpritur Boca Juniors dhe River Plate, ndeshjen më të madhe të futbollit amerikanojugor.

Kryeqyteti spanjoll është gati të përfitojë nga ajo që Buenos Aires nuk mundi ta bënte, veçanërisht nga pikëpamja ekonomike. Sipas llogaritjeve të bëra nga Konfederata e Biznesit në Madrid , ndeshja mund të gjenerojë rreth 40 milionë euro të ardhura për ekonominë.

Nga ky numër, raportohet se gjysma do të shkojë për ata që do të sigurojnë akomodimin e klubit, fansave, sponsorëve dhe pjesëtarëve të tjerë të stafit që do të zbarkojnë në kryeqytetin Spanjoll.

25 % e totalit do të shkojë për restorantet dhe baret e Madridi-t që do të mirëpresin valën masive të tifozëve. 10% do të shkojë për aktivitet e lidhura me turizmin, ndërsa pjesa tjetër do të shkojë për sponsorët, udhëtimet ajrore dhe kompanitë tregtare.

Për të kuptuar rëndësinë e kësaj shifre, finalja e Champions League në Kardif gjeneroi 50 milionë euro të ardhura për ekonominë e vendit, ndërsa kanë qenë 25 milionë euro në 2016, në Milano, për të njëjtën ndeshje.

“Kjo është diçka shumë e mirë për Madrid-in dhe në audiencën botërore do të jenë 200 milionë njerëz, kështu që duam t’i tregojmë botës se çfarë është Madridi,” tha Juan Lazaro, president i Konfederatës së Biznesit.

Madridi do të arkëtojë shumë të ardhura pas përfundimit të një evenimenti madhështor, që do të jetë në fokusin e futbollit botëror.

Telesport është krenar që bashkëpunon me Krowd9, një aplikacion fantastik i futbollit për shqiptarët! Shkarkojeni > bit.ly/krowd9 për video me përmbledhje ndeshjesh, njoftime të menjëhershme për golat dhe të gjitha lajmet e Telesport! Krowd9 është i përdorshëm në shqip, italisht dhe anglisht.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit