River përgatitet për finalen historike, tifozët për udhëtimin 100 orësh

13 Nëntor 2019
18:34
Denis Hakanaj
back button

Mungon shumë pak para finales së parë historike me një takim të Kupës Libertadores. 

Njëra mes River Plate dhe Flamengo-s do të ngrejë në qiell kupën më të dëshiruar në Amerikën e Jugut. 

Tifozët e Millonarios ëndërrojnë të përsërisin triumfin e viti të kaluar kur mundën  Boca Juniors dhe nuk kanë ndërmend të kursehen. 

Pavarësisht distancës së madhe mes Buenos Aires dhe Limës, ku do të zhvillohet finalja e madhe 23 nëntorin e ardhshëmn, ata kanë vendosur të lëvizin të shumtë në numër. 

Klubi argjentinas ka vënë në dispozicion të tyre disa autobusë. Udhëtimi drejt kryeqytetit të Perusë do të zgjasë 100 orë në total mes vajtjes dhe kthimit, me 5.000 kilometra për të përshkuar.  

Çmimet e biletave do të jenë rreth 200 terlina. Një kosto e rëndësishme, por që shumë tifozë janë të gatshëm ta paguajnë për të qenë afër River-it.  

Lajme të tjera

Lajmet e fundit