Robben: Ai është stadiumi më i keq në botë

17 Shkurt 2019
9:18
Telesport
back button

Në prag të ndeshjes së Champions League që ekipi i Bayern Mynih do të luajë ndaj Liverpool mesfushori holandez Arjen Robben e ka cilësuar stadiumin e “Anfield” si më të keqin në botë. Bavarezët do të udhëtojnë drejt anglisë për të luajtur të martën sfidën e parë mes dy ekipeve.

Robben, i cili do të largohet nga Bayern në fund të sezonit, nuk ka kujtime të mira nga ky stadium, që nga koha kur luante me Chelsea. “Nëse më pyesni për stadiumin më të keq në botë, ju them se ai i Liverpool është i tillë. Unë kam qenë dhe do të mbetem një shënjestër e tifozëve të atij stadiumi”, tha Robben.

Më tej, 35-vjeçari tha: “Megjithatë, unë jam gati për këtë sfidë dhe nuk kam asnjë problem të luaj aty. Në shkojmë për fitore edhe pse Liverpool po bën një paraqitje të mirë këtë sezon dhe kryesojnë në Premier. Janë dy ndeshje, ndaj gjithçka mund të ndodhë”, u shpreh Arjen Robben.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit