Robben ka ditëlindjen, Muller bën tifozët e Bayern të festojnë me urimin e tij

24 Janar 2021
9:28
Denis Hakanaj
back button

Bayern Munich e ka mbyllur 2020-ën si një kanibal i vërtetë, duke fituar gjithçka.

Në fillim kanë ardhur trofetë në Gjermani dhe më pas Champions League kundër Paris Saint-Germain. Një sinfoni në rritje që kujton kryeveprën e 2013-ës.

Ai ka qenë viti i revanshit të madh pas hidhërimit të provuar në sezonet paraardhëse, kur bavarezët shpërdoruan një avantazh të madh në Bundesliga në favor të Borussia Dortmund, para se të shkatërroheshin në Kupën e Gjermanisë gjithmonë nga verdhezinjtë.

Në fund, katastrofa në finalen e Champions League në shtëpi kundër Chelsea-t.

Në 2013-ën ka ardhur revanshi, me Bayern që ka fituar kampionatin dhe kupën në Gjermani pa shumë probleme dhe më pas ka triumfuar në finalen e Champions-it kundër rivalëve të Dortmund-it.

Goli vendimtar u shënuar nga Arjen Robben, i cili ka mbushur dje 38 vjeç. Një nga ata që e ka uruar ka qenë Thomas Muller. Të dy kanë qenë pjesë e Bayern-it të Triplete-s. Gjermani ka shkruar në Twitter: “Gëzuar ditëlindjen Arjen! Të uroj më të mirat, Mr. Wembley”.

Një pseudonim që do të lumturojë tifozët bavarezë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit