Robben: Doja të luaja me çdo kusht. Rasti i humbur? Djemtë e mi do të më shajnë

18 Maj 2019
18:20
back button

Arjen Robben ka luajtur ndeshjen e fundit me Bayern Munich në Bundesliga. Holandezi e ka mbyllur me gol dhe titullin kampion. Pas ndeshjes, ky ishte reagimi i tij. 

Për luftën e titullit: “Festa është më e bukur kështu dhe më emocionale.”

Për lamtumirën: “Shumë emocione, aq sa nuk mund të shpjegohen me fjalë. Kam bashkëpunuar me shumë djem të mrekullueshëm këtu, kjo është gjëja më e bukur për mua.”

Për të ardhmen e tij: “Nuk mund ta them akoma. Kam punuar vetëm për momentin. Kam punuar për muaj të tërë vetëm për të qenë gati sot dhe ky ishte shpërblimi. Pas finales së Kupës do të shohim.”

Për shansin e shpërdoruar: “Djemtë e mi do të më shajnë. Nuk kisha më frymë dhe isha i vdekur. Prapëseprapë duhet ta kisha bërë.”

Për ndeshjen e fundit në Allianz Arena: “Ishte e pabesueshme! Më ka ardhur të qaj disa herë sot. Ishte shumë e rëndësishme të luaja sot, doja të isha me çdo kusht.”

Lajme të tjera

Lajmet e fundit