Robertson dënon gjestin e tij ndaj Messit: Nuk respektova më të mirin ndonjëherë, s’duhej ta kisha bërë kurrë

6 Tetor 2022
9:00
Alfred Lleshi
back button

Mes shumë ndeshjeve të luajtura me Barcelonën, Leo Messi sigurisht që nuk e ka shumë mirë kujtesën e ndeshjes së “Anfield” kundër Liverpool-it. Në vitin 2019, “Reds” përmbysën disavantazhin 3-0 në “Camp Nou”, çka dukej si “gur varri” i aspiratave të tyre për të fituar Ligën e Kampionëve.

Asnjë frikë nga skuadra e Klopp ndaj 10 blaugranave, pavarësisht se në ndeshjen e parë “Pleshti” kishte krijuar kaos, madje duke e “shpuar” Alisson me një goditje dënimi të çmendur. Kapiteni Henderson shpjegoi se nuk ia kërkoi fanellën yllit argjentinas (“kur luaja te Sunderland, Roy Keane më tha se ta bëja këtë ishte një shenjë nderimi ndaj atij personi”).

Mbrojtësi skocez e shpjegoi këtë moment për podcastin e Peter Crouch, duke i treguar ish-sulmuesit të kombëtares së Anglisë skenën që tashmë është kthyer në një nga simbolet e një ndeshjeje legjendare. Pak minuta pas vërshëllimës fillestare, Robertson dhe Messi përfunduan të dy në tokë:

“Bashkë me Fabinho po e ndiqnim, teksa unë dhe Messi ramë në tokë. I tërhoqa pak flokët. Ai nuk ishte shumë i lumtur, por është diçka që nuk do ta bëja më. Ishte mungesë respekti për futbollistin më të mirë të të gjitha kohërave”.

Messi në fakt nuk e ka marrë mirë, por krahasuar me dramën që do të jetonte në “Anfield”, përmbysjen e madhe të të kuqve, ishte absolutisht asgjë. Robertson shpjegon se ai gjest pothuajse erdhi instinktivisht, sepse atë natë “Anfield” ishte një “ferr” i vërtetë i kuq dhe skocezi u rrëmbye:

“Ajo ndeshje ishte e veçantë dhe mund ta përmbante askush veten. Nuk kam përjetuar kurrë një atmosferë të tillë. Ishim shumë të emocionuar për ndeshjen. Më vjen keq që e bëra, edhe sepse është një gjest që të gjithë mendojnë tani kur flasin për mua, që nuk është më i miri i jetës. Nuk po mendoja për atë që po bëja. Po ta kisha menduar nuk do ta kisha bërë kurrë një gjë të tillë”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit