Robertson: Krenar për karrierën time, por jo për gjestin ndaj Messi-t

23 Shkurt 2020
19:32
Denis Hakanaj
back button

Pavarësisht humbjes së pësuar në Madrid, Liverpool-i mbetet skuadra për t’u mundur në Europë. Një nga ndeshjet kyçe për ringjalljen e Të Kuqve në vitet e fundit ka qenë padyshim përmbysja e pabesueshme kundër Barcelona-s në gjysmëfinalen e Champions League të sezonit të kaluar.

Mes protagonistëve të asaj sfide ka qenë padyshim Andy Robertson, mbrojtësi i krahut që ka tërhequr vëmendjen edhe për një debat me Messi-n, pas një “përkëdheljeje” në kokë që skocezi i bëri argjentinasit.

“Kur mendoj për gjërat që kanë ndodhur, nuk pendohem për asgjë sepse e gjitha është një eksperiencë që të bën atë që je. Megjithatë, jam i penduar për atë moment me Messi-n”, ka thënë Robertson.

“Nuk më pëlqen ta rishikoj dhe kur e kam parë jam ndier keq. Atë ditë kemi luajtur me mentalitetin për të mos i lënë asgjë rastësisë dhe kemi krijuar një atmosferë të zjarrtë për të siguruar finalen”.

“Unë dhe Fabinho po ndiqnim Messi-n, jemi ngatërruar dhe kemi rënë në tokë. Ka ndodhur bashkë me lojtarin më të mirë që ka luajtur ndonjëherë… Nuk kam asgjë tjetër përveç respektit për të dhe Barcelona-n, por ajo ndeshje ka filluar 3-0 për ata”.

“Në duhej një mrekulli, kishim nevojë për diçka speciale dhe nëse ajo gjë e vogël ka penguar lojtarin më të mirë të botës të japë maksimumin e tij…”.

“Megjithatë, jam i penduar për atë gjest. Nuk e njoh veten. Nuk është personaliteti im”, ka përfunduar Robertson.  

Lajme të tjera

Lajmet e fundit