Robertson nuk ka dyshime: Ai meriton të ketë një statujë

5 Dhjetor 2021
10:52
Denis Hakanaj
back button

Mbrojtësi i Liverpool, Andreë Robertson ka thënë se Divock Origi meriton një statujë.

Blegu i dhuroi fitoren Të Kuqve në ndeshjen e kampionatit kundër Ëolves në sekondën e fundit. Një fitore që mund të rezultojë vendimtare në luftën për titull.

“UAU! E pabesueshme. Vuajtëm, por kështu luftojmë deri në fund. P.S. Do t’i çoj nipërit e mi të shikojnë statujën e Divock Origi një ditë. Çfarë lojtari”, ka shkruar Robertson në rrjetet sociale.

Origi është kthyer në një legjendë për klubin anglez me dy golat e shënuar në gjysmëfinalen e pabesueshme të Champions League kundër Barcelona-s në 2019-ën, para se të realizonte golin e dytë në finale kundër Tottenham.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit