Robinho iu nxjerr “të palarat”: Gattuso sfidonte Ibrën në artet marciale

4 Prill 2020
12:41
Alfred Lleshi
back button

Ai ishte pjesë e Milanit, në në të cilin vallëzoi me Ibrahimovic, dha asiste, shënoi, ishte vendimtar. Braziliani ka shumë anekdota për ish-partnerin suedez, i cili u kthye te “Djalli” në fillim të vitit 2020. Ndër të cilat, ajo që lidhet me Gattuso. Robinho i tha “Marca” se gjatë kohës së tij në Milano, Ibrahimovic ishte vazhdimisht në qendër të skenës, mjaft argëtues në stërvitje, por që dinte të bëhej shkatërrues në fushë.

Gattuso ishte, gjithashtu, me ta te kuqezinjtë. Dihet se Ibrahimovic ka një pasion për artet marciale: “Mbaj mend një moment në stërvitje, kur Ibra e sfidoi Gattuso në një dyluftim “jiu-jitsu”. Ne pamë se si Gattuso, një lojtar mjaft i ashpër, po praktikonte artet marciale kundër Zlatan, i cili është një “rrip i zi” në këtë sport. Kush fitoi? Zlatan, gjithmonë ai fiton”.

Robinho nuk e ka harruar kurrë atë që i tha ish-lojtari i Juventusit, pasi ai të bashkohej me Milanin: “Ibra më tha: E kam bindur unë Milanin që të të sjellë në ekip. Ju jeni këtu, falë meje. A është ai arrogant? Po, por në një mënyrë të mirë. Ka vetëmbesim në talentin e tij. Për mua është gjithçka që duhet të ketë një sulmues. Ai ishte një “showman” dhe fitues”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit