Rocchi për “skuqjen” e Spalletti: Si toskan do ta kisha kuptuar shakanë e tij…

25 Tetor 2021
11:09
Alfred Lleshi
back button

Gianluca Rocchi komentoi përjashtimin me të kuqe të Luciano Spalletti (i cili, në mënyrë sarkastike ‘komplimentoi’ arbitrimin e Massa) nga ndeshja Roma-Napoli: “Dje isha në Romë dhe fola si me Mourinho, ashtu edhe me Spalletti. Jam i lumtur që ata të dy kërkuan falje në fund të lojës. Ky gjest tregon inteligjencë të madhe nga ana e tyre.

Unë kam qenë në fushë deri dje dhe e vlerësova vërtet këtë, sepse e di shumë mirë që adrenalina gjatë lojës dhe madje në fund është shumë e lartë dhe mund t’ju bëjë të humbni kontrollin. Në vend të kësaj, kur jeni të ftohtë kuptoni dhe silleni kështu… Komplimentet e mia shkojnë për të dy”.

Më pas Rocchi shtoi: “Spalletti është toskan si unë, ka batuta si unë. Prandaj, me siguri, nëse do të kishte bërë një shaka si me Massa në fund të lojës, do të kisha vepruar ndryshe, sepse e njoh mirë Spalletti. Massa ndoshta është më introvert, ka një karakter tjetër, e ka përjetuar keq shakanë e trajnerit të Napolit dhe ka reaguar ashtu.

Ndoshta është ndjerë i sulmuar dhe ka reaguar me karton të kuq. Ne kërkojmë edukim dhe përsosje ekstreme të ‘bilbilave’ tanë, por duhet të jemi të pakompromistë me ata që sillen keq”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit