Rodri zbulon arsyen: Ja pse vendosa të firmos me City

4 Korrik 2019
20:02
Telesport
back button

Rodrigo Hernandes, mesfushori i ri i Manchester City, ka zbarkuar sot në skuadrën e tij të re. Kampionët e Anglisë shpenzuan 70 milionë euro për ta blerë, një rekord për klubin.

Gjithsesi, 23-vjeçari spanjoll shprehet se këtë besim që trajneri Pep Guardiola ka tek ai do t’ia shpërblejë në fushë. “Për mua është një ëndërr të jem këtu, e dëshiroja shumë këtë transferim”, tha Rodri në konferencën për shtyp të zhvilluar sot pasdite.

Kjo është një skuadër e mrekullueshme dhe një staf i jashtëzakonshëm. Kam shumë gjëra  për të mësuar. Vendosa të vi këtu, pasi mendoj se ky është vendi i duhur për të vijuar karrierën time dhe fituar më shumë”, tha mesfushori spanjoll.

Rodri u largua nga Atletico Madrid. “Jam krenar për atë çfarë ka bërë deri më tani në karrierën time, por kam nevojë të rritem edhe më shumë profesionalisht, të mësoj eedhe më shumë. Mendoj se me Pep do ia dal mbanë”, tha Rodrigo Hernandez.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit