Rodrygo dhe Kubo nuk do luajnë asnjë ndeshje me Real Madridin

16 Korrik 2019
10:04
back button

Real Madrid është para një dileme të madhe këto kohë. Bëhet fjalë për lojtarët me nënshtetësi të huaj (jo europiane), sepse deri tani në listën e 25 lojtarëve janë regjistruar tre të tillë: Militao, Vinicius dhe Valverde.

Dy brazilianët dhe uruguaiani kanë zënë vendet e ekstrakomunitarëve që lejohet të luajnë, duke i hequr shansin në këtë mënyrë dy lojtarëve të tjerë: Rodrygo Goes dhe Takefusa Kubo.

Të dy këta janë në fazë përgatitore me ekipin e parë, edhe pse si blerje janë regjistruar tek ekipi i Real Castilla. Në rast se klubi dëshiron të marrë ndonjërin prej tyre në ndonjë ndeshje zyrtare, s’do ketë asnjëri shansin të luajë me fanellën e “Los Blancos”.

Ashtu siç shpjegon gazeta spanjolle “Marca”, protokolli në Spanjë nuk lejon që të jenë më shumë se tre lojtarë jo nga Europa në listën e një skuadre. Tek Real Madrid janë në pritje të Fede Valverede, i cili pritet të marrë pasaportë spanjolle, por ky proces mund të zgjasë dhe nuk dihet se kur uruguaiani do ketë shansin të lirojë një vend për lojtarët e tjerë nga vend jo të BE-së.

Deri në këtë moment Rodrygo dhe Kubo i kanë dyert e mbyllura në ekipin e parë të Realit.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit