Rokada Allegri-Sarri, Conte zikaltër, ëndrra Guardiola; presidenti i Juves flet “pa dorashka”

24 Shkurt 2020
15:21
Alfred Lleshi
back button

Presidenti i Juventusit ka folur edhe për rotacionin e trajnerëve, duke u ndalur tek e tashmja dhe e kaluara: “Me Allegrin, miqësia dhe respekti mbetën të paprekura. Vlerësimet ishin të tilla, që çuan në ndryshimin e stafit teknik. Ne identifikuam se na duhej një teknik me karakteristika si ato të Sarrit. Donim Sarri dhe e morëm atë. Zbatimi i një modeli teknik si ai i Sarrit ishte modaliteti, që menduam se garantont rezultatin përfundimtar për ne. Guardiola? Mos mendoni se Pep do të ishte një herezi, por në këtë fazë është i lumtur atje ku është dhe ne jemi të lumtur me Sarrin. Conte është një flamur i Juventusit, ish-kapiten i Juventusit, është vetë Juventusi. Me Antonio ekziston një marrëdhënie e përzemërt, e relaksuar ashtu siç duhej të ishte. Në kontekstin që jetojmë, duhet të kujtojmë se jemi profesionistë. Ai pranoi një sfidë ambicioze dhe po bën mjaft mirë”.

Mbi ecurinë e bardhezinjve në këtë sezon, presidenti Agnelli bën këtë analizë: “Ka qenë e shkëlqyeshme. Jemi të parët në kampionat, në fazat e “nokaut”-it të Ligës së Kampionëve dhe në gjysmëfinale të Kupës së Italisë. Kemi bërë vetëm një gabim, me Superkupën Italiane. E kam zakon që ta vlerësoj një sezon në fund, por mund t’i komplimentoj hapat e deritanishëm. Të mendosh se mund ta fitosh titullin çdo vit në shkurt është marrëzi. Mbërritja në këtë fazë të sezonit në vend të parë është një pikë fillimi e mirë për hapin vendimtar”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit